Vitamina e diellit

A vuani edhe ju nga mungesa e vitaminës D?
Ndiheni të lodhur, pa energji, keni probleme me ekzemën ose me kocka të brishta?
A e keni kontrolluar ndonjëherë nivelin e vitaminës D?

Vitamina D është thelbësore për vitalitetin e organizmit, balancën hormonale, si dhe për shëndetin e kockave dhe lëkurës, sepse merr pjesë në funksionimin e mbi 200 gjeneve.

Vitamina D quhet “vitamina e diellit”, pasi krijohet në lëkurë përmes absorbimit të rrezeve ultraviolet. Sëmundjet që lidhen me mungesën e kësaj vitamine zakonisht lindin për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj diellit.

Në vendet ku ekspozimi ndaj diellit është i ulët, rekomandohet ecja në diell, por edhe marrja e kësaj vitamine përmes ushqimit. Produktet e pasuruara me vitamina A dhe D quhen ushqime funksionale, pasi përdorimi i tyre ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje.

Burimet më të mira natyrale të vitaminës D janë vaji i peshkut dhe peshku; në produktet e qumështit sasia e kësaj vitamine është shumë e vogël për të përmbushur nevojat e organizmit. Konsiderohet se rreth 50% e të rinjve nuk marrin dozat e rekomanduara të vitaminës D, jo vetëm sepse konsumojnë pak produkte qumështi dhe peshk, por edhe sepse kalojnë pak kohë në diell.

Vitamina D ndikon drejtpërdrejt edhe në forcimin e sistemit imunitar. Mungesa e saj ul imunitetin dhe e bën organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe ndikimeve të tjera negative.

Gratë që planifikojnë shtatzëni duhet të kontrollojnë nivelin e vitaminës D në gjak. Plotësimi i kësaj vitamine mund të fillojë që në tremujorin e tretë të shtatzënisë, pasi niveli i vitaminës D tek nëna ndikon tek i porsalinduri dhe gjatë periudhës së gjidhënies. Edhe tek foshnjat që ushqehen me gji rekomandohet suplementimi, për të ruajtur imunitetin dhe zhvillimin e shëndetshëm të kockave.

Deri vonë, mungesa e kësaj vitamine lidhej kryesisht me moshën e vjetër dhe osteoporozën, ku si masë parandaluese rekomandohej terapi me vitaminë D dhe kalcium. Studimet epidemiologjike tregojnë se mungesa e saj lidhet me një spektër të gjerë sëmundjesh, ndërsa niveli i duhur i vitaminës D ul rrezikun e sëmundjeve malinje në mukozë, gji dhe prostatë.

Vitamina D3 ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për diabetin tip 1, pasi stimulon sekretimin e insulinës. Ajo është e rëndësishme edhe në parandalimin e dobësimit të muskujve, çrregullimeve të ritmit të zemrës, funksionimin normal të gjendrës tiroide, koagulimin e gjakut dhe forcimin e sistemit imunitar.

Mënyra më e lehtë dhe më e këndshme për të siguruar vitaminën D është ekspozimi në diell. Është vërejtur se personat e moshuar që qëndronin çdo ditë në diell për të paktën 10–15 minuta kishin 3% densitet më të lartë mineral të kockave. Lëkura duhet të ekspozohet pa krem mbrojtës me faktor UV, pasi kremrat me faktor mbrojtës 15 e ulin sintezën e vitaminës D në lëkurë deri në 99%.

Në muajt kur ekspozimi ndaj diellit është më i ulët rekomandohet suplementimi parandalues i kësaj vitamine të rëndësishme.

Kompania DR Theiss ofron preparatin Detrical 1000, i cili përmban 1000 IU vitaminë D3 në një tabletë.

Përdorimi i Detrical ndihmon funksionimin normal të sistemit imunitar, kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe mbështet funksionimin normal të muskujve.

Facebook
Twitter
LinkedIn