Problemi i rënies së flokëve tek gratë

Për një kohë të gjatë është menduar se rënia e flokëve është një problem tipik për meshkujt. Gratë zakonisht e neglizhonin rënien dhe rrallimin e flokëve, duke e lidhur thjesht me plakjen.

Studimet mjekësore kanë konfirmuar se faktorë të ndryshëm mund të çojnë në rënien e flokëve tek gratë. Ndryshe nga meshkujt, të cilët humbasin flokët në mënyrë të lokalizuar në pjesën e sipërme të kokës dhe në tëmtha, tek gratë shfaqet rënie difuze e flokëve.

Rënia difuze e flokëve mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm:

  • Çrregullime hormonale në organizëm, sindroma e vezoreve policistike dhe çrregullimet e gjendrës tiroide janë probleme që ndikojnë në të gjithë organizmin dhe çojnë në rënie të shtuar të flokëve. Shpesh është e nevojshme terapi hormonale disa mujore për të reduktuar disbalancën hormonale dhe për të ndalur rënien e flokëve.
  • Rënia e flokëve pas lindjes, e cila gjithashtu lidhet me ndryshimet hormonale.
  • Përdorimi i disa medikamenteve dhe sëmundje të caktuara.
  • Infeksionet e lëkurës së kokës.

Rënia sezonale e flokëve tek gratë konsiderohet një dukuri normale që shfaqet periodikisht.

Ekzistojnë shumë përbërës natyralë që përdoren prej kohësh për forcimin, dendësinë dhe bukurinë e flokëve. Maskat dhe trajtimet që mund të përgatiten në shtëpi zakonisht përmbajnë pantenol, vaj ricini dhe vaj ulliri.

Sot edhe industria farmaceutike merret seriozisht me këtë problem dhe, bazuar në kërkime dhe studime të mirëfillta, sjell në treg preparate të ndryshme që ndihmojnë në rastet e rënies së flokëve tek gratë.

Këto preparate, përveç përbërësve të përmendur, përmbajnë edhe vitamina dhe aminoacide që ndikojnë në mikrocirkulacion, duke përmirësuar furnizimin e folikulit të flokut me lëndë ushqyese.

Sigurisht, si në çdo problem shëndetësor, është e domosdoshme të fillohet nga ushqyerja, e cila duhet pasuruar me marrje të përditshme të vitaminave dhe mineraleve.

Facebook
Twitter
LinkedIn