BEINWELL
Gavezi (latinisht – Symphytum officinale, gjermanisht – Beinwell) është një nga bimët më të çmuara mjekësore, vetitë shëruese të së cilës janë njohur në të gjithë Evropën, përfshirë edhe rajonin tonë. Në gjithë Evropën, ku kjo bimë rritet, prej brezash janë përcjellë histori për efektet e saj të dobishme.
Efikasiteti i gavezit është konfirmuar në trajtimin e tendosjeve dhe dislokimeve, deformimeve reumatike të nyjeve të duarve dhe këmbëve, si dhe në dëmtimet sportive dhe gjendjet pas traumave.
Pjesët shëruese të kësaj bime janë gjethet dhe rrënja, e cila mblidhet në pranverë dhe në fund të vjeshtës. Vetitë shëruese i japin vajrat esencialë, taninet, mukozat, kolina dhe substanca alantoin. Alantoina ndihmon në krijimin e qelizave të reja aty ku ka plagë dhe dëmtime, ndërsa ka edhe veprim antiinflamator, pra ul inflamacionin e indeve.
Indikacionet për përdorim
Preparatet me bazë gavezi përdoren në një gamë të gjerë gjendjesh, si:
- tendosje dhe ndrydhje të nyjeve
- kufizim të lëvizjes së nyjeve
- dhimbje shpine dhe gjunjësh
- rikuperim pas dëmtimeve sportive dhe frakturave
- shqetësime kronike reumatike
Përdorimi i gjerë i këtyre preparateve dhe njohja e nevojës për gavez nga pacientët ka sjellë në treg shumë produkte me këtë substancë aktive. Megjithatë, ekzistojnë ndryshime të rëndësishme në përqendrimin e përbërësit aktiv, gjë që ndikon edhe në efektet terapeutike.
Në mesin e tyre, për cilësinë e saj dallohet linja BEINWELL e kompanisë Dr. Theiss, e cila justifikon emrin që mban (Beinwell = gavez), pasi është e vetmja linjë preparatesh me 10% ekstrakt gavezi, e disponueshme në farmaci.
Linja Beinwell përfshin tre preparate:
- Beinwell Gavez Gel
- Beinwell Gavez Krem
- Beinwell Mast Plus
Edhe pse të gjitha kanë përqendrim 10% gavez, ekzistojnë dallime mes tyre.
Beinwell Gavez Gel
Ka efekt ftohës dhe rekomandohet kryesisht për dëmtime akute të shoqëruara me hematoma. Alantoina ndihmon në eliminimin e proceseve inflamatore, ndërsa kolina, së bashku me efektin ftohës, ndihmon në shpërbërjen e hematomave.
Beinwell Gavez Krem
Është preparat me efekt ngrohës, i destinuar kryesisht për terapi të dëmtimeve kronike dhe shqetësimeve reumatike. Përveç 10% gavez, përmban vaj rozmarine, vaj susami, Vanillyl Butyl Ether, kamfor dhe kapsikum, i cili është përgjegjës për efektin termik.
Beinwell Mast Plus
Preparat në formë masti me cilësi të njohur Beinwell dhe 10% gavez, me efekt termik neutral. Formula shumëpërbërëse përmban edhe bimën “Kthetra e Djallit”, e njohur për reduktimin e inflamacionit, rigjenerimin e kërcit dhe si analgjezik natyral lokal.
Në përbërje gjenden gjithashtu pantenoli dhe vitamina E, të cilat e bëjnë lëkurën më të butë dhe më të lëmuar dhe ndihmojnë në uljen e skuqjes lokale.
Fakti që baza e këtij preparati përmban 10% yndyrë derri i jep mundësi depërtimi më të thellë në strukturat osteo-artikulare, falë ngjashmërisë me yndyrat e lëkurës njerëzore. Kjo bazë nuk përmban ujë, avullon më ngadalë dhe për këtë arsye efekti i saj zgjat më shumë.
Megjithëse është mast, Beinwell Mast Plus nuk lë njolla në rroba dhe mund të përdoret edhe në lëkurë të dëmtuar, ku rigjenerimi sigurohet nga veprimi i kombinuar i gavezit, kthetrës së djallit, pantenolit dhe vitaminës E.
Të gjithë preparatet e linjës Beinwell janë të testuar klinikisht dhe dermatologjikisht. Përdorimi është i thjeshtë: aplikohen në zonën e dëshiruar disa herë në ditë dhe tregojnë efektet e dobishme në kohën më të shkurtër të mundshme.