STOPGRÇ
Nga ky problem vuan më shumë se 40% e popullsisë, në grupmosha dhe kategori të ndryshme shëndetësore – nga sportistët dhe gratë shtatzëna deri te personat e moshës së tretë.
Etiologjia e ngërçeve është e larmishme dhe mund të jetë pasojë e çrregullimit të balancës së elektroliteve (përqendrim i ulët i magnezit dhe kaliumit në organizëm). Më rrallë shfaqen si pasojë e sëmundjeve sistemike, ndërsa më shpesh bëhet fjalë për “ngërçe idiopatike”, si rezultat i aktivitetit fizik të tepruar gjatë sportit, por mund të shfaqen edhe nga qëndrimi i gjatë ulur.
Meqenëse një nga shkaqet e ngërçeve konsiderohet mungesa e magnezit, kaliumit dhe vitaminës B6, zgjidhja efektive duhet kërkuar në plotësimin e këtyre elementeve, për të lehtësuar këto kontraksione të pakëndshme dhe të dhimbshme.
Pse zgjidhja më efektive kundër ngërçeve është sinergjia e magnezit dhe kaliumit me vitaminën B6?
Marrja e preparateve me bazë magnezi ndihmon në lehtësimin e dhimbjes duke vepruar te shkaku, si në mënyrë të menjëhershme ashtu edhe afatgjatë, duke relaksuar muskujt. Megjithatë, magnezi nuk është i mjaftueshëm vetëm, ndaj është e nevojshme të kombinohet me vitaminën B6 (e cila rrit përthithjen e magnezit deri në 40%) dhe kaliumin.
Kaliumi është një pjesë e domosdoshme e “ekipit kundër ngërçeve”, sepse mban nivelin e qëndrueshëm të elektroliteve që kontrollojnë kontraksionet dhe funksionimin e muskujve.
Përveç kësaj, ai ndihmon edhe në përthithjen më të mirë të magnezit dhe natriumit. Prandaj, plotësimi i tij, së bashku me marrjen e mjaftueshme të lëngjeve (minimumi dy litra në ditë), ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe çrregullimit të elektroliteve, duke bërë që ngërçet muskulore të mos bëhen pjesë e përditshmërisë suaj.