Xhinset tuaja të preferuara ju rrinë ngushtë?

APURETIN SLIM

për dobësim dhe eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi!

Dëshira për reduktimin e peshës trupore dhe orientimi i pacientëve drejt programeve të ndryshme “health & slimming” nuk është vetëm çështje estetike. Një trup në formë nuk sjell vetëm kënaqësi me pamjen fizike, por mund të konsiderohet edhe sinonim i një gjendjeje të mirë të përgjithshme të organizmit.

Popullata që përballet me kilogramët e tepërt mund të ndahet në dy grupe: ata që kanë ndjesi të vazhdueshme urie dhe ata që kanë shpesh ndjesi fryrjeje.

Përveç aktivitetit fizik të moderuar, i cili është i dobishëm dhe ndihmon në uljen e peshës trupore, në farmaci janë të disponueshme edhe preparate që, falë përbërësve aktivë, përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, pas një periudhe përdorimi, mund të surprizoheni këndshëm kur hipni në peshore..

Cilët janë përbërësit që ndihmojnë në uljen e peshës përmes përshpejtimit të metabolizmit?

Bëhet fjalë për bimë të dobishme që na i ofron natyra: fruti i boronicës së egër, ekstrakti i piperit të zi, uthulla e mollës, ekstrakti i portokallit të hidhur, të cilat ndihmojnë në djegien e yndyrës së tepërt, përmirësojnë tretjen, si dhe kromi dhe zinku që kontribuojnë në metabolizmin normal të makronutrientëve.

Facebook
Twitter
LinkedIn