Si dhe kur është më mirë të merren suplementet dietike

Suplementet dietike kanë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Tregu, si reflektim i nevojave tona, është i pasur me oferta, dhe një nga pyetjet më të zakonshme që njerëzit bëjnë është:

Si dhe kur është më mirë të merren suplementet dietike?


Parimi i përgjithshëm

  • Suplementet dietike zakonisht merret gjatë ose pas ushqimit, sepse në këtë kohë trupi i absorbon më mirë nutrientët.

Vitaminat e tretshme në ujë (B kompleks, C)

  • Mund të merren me ose pa ushqim, përveç vitaminës B12, e cila absorbohet më mirë bashkë me ushqimin.
  • Vitaminat B1 dhe B12 dhe hekur është mirë të merren në gjysmën e parë të ditës, sepse japin energji trupit.

Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K)

  • Duhet të merren bashkë me yndyrën nga ushqimi që të përdoren më mirë nga trupi.
  • Vitamina E mund të merret me selen, vitaminat C dhe A, por jo me hekur.

Minerale dhe kombinimet e tyre

  • Hekuri:
    • Merreni me vitaminë C (p.sh. lëng limoni) për të përmirësuar absorbimin.
    • Mos e merrni me kalcium ose ushqime të pasura me kalcium, sepse pengon absorbimin.
  • Kalciumi, zinku dhe magnezi:
    • Merrini me interval kohor, mos i merrni njëherësh me antioksidantë si beta-karoteni ose likopeni.
    • Zinku mund të merret me vitaminat A, C dhe B12, por jo me hekur, bakër dhe vitaminë B9.
  • Magnezi:
    • Më mirë të merret para gjumit, ndihmon në qetësim.
    • Absorbimi rritet nëse merret me kalcium.
  • Kombinimi optimal për absorbim: Kalcium + Vitamina D + Magnez → më së miri bashkë me darkën.

Probiotikët

  • Merrini rreth 2 orë pas darkës për të përmirësuar tretjen.
Facebook
Twitter
LinkedIn