Kur lëkura sheh të kuqen

Kuperoza – rozacea është një çrregullim kronik inflamator i lëkurës që nënkupton mbindjeshmëri të saj. Kuperoza karakterizohet nga skuqje e lëkurës së fytyrës në zonën e faqeve, hundës, mjekrës dhe dekoltesë, e shoqëruar me ndjesi shpimi, nxehtësie, thatësie dhe ndjeshmërie të theksuar. Statistikat tregojnë se gjinia femërore është më e prirur ndaj kësaj gjendjeje dhe se ajo shfaqet më shpesh pas moshës 30-vjeçare.

Si shkak i kuperozës konsiderohet dobësia e trashëguar e indit lidhor dhe dobësimi i mbështjellësit natyror mbrojtës të lëkurës, për shkak të të cilit enët e imta të gjakut në fytyrë humbasin mbështetjen. Faktorë si stresi, rrezatimi UV, era, temperaturat e larta, alergenët dhe ndotja e ajrit e përkeqësojnë më tej kuperozën. Këta faktorë zakonisht nuk ndikojnë në lëkurën normale, por për shkak të funksionit mbrojtës të dëmtuar dhe rritjes së reaktivitetit të fibrave sensitive, lëkura e ndjeshme e fytyrës është më e prirur ndaj irritimeve.

Kuperoza shfaqet në tri faza. Faza e parë karakterizohet nga skuqje me enë gjaku të zgjeruara dukshëm, e shoqëruar me kruarje. Në këtë fazë dobësohet tonusi i murit të enës së gjakut aty ku është më i hollë, duke ulur furnizimin e indeve të lëkurës me gjak arterial të pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Në fazën e dytë të sëmundjes, përveç skuqjes shfaqen puçrra dhe nyje që i ngjajnë akneve. Atëherë shfaqen papula inflamatore (nyje) dhe pustula (me qelb), të cilat qëndrojnë në sipërfaqen e lëkurës për disa javë. Qelizat e indeve dëmtohen, ndërsa epiderma hollohet.

Faza e tretë e sëmundjes karakterizohet nga formimi i rritjeve të indit lidhor në formë trashjesh, gjë që ka edhe ndikim të shtuar psikologjik te personat që përballen me këtë problem.

Jo rrallë, në kuadër të kuperozës vërehet edhe prania e të ashtuquajturave angioma merimangë: bëhet fjalë për një formacion vaskular në formë ylli, i përqendruar rreth një pike të kuqe. Nëse preket zona e syrit, mund të shfaqen çibanë në qepalla dhe konjuktivit.

Ndërsa skuqja e lëkurës normale tërhiqet brenda pak minutash, skuqja e lëkurës tepër të ndjeshme zgjat me orë, ditë, e në disa raste edhe me muaj. Duke qenë se është pothuajse e pamundur të mbrohemi nga të gjithë faktorët e jashtëm nxitës, ajo që na mbetet është kujdesi i duhur për lëkurën e prirur ndaj kësaj gjendjeje.

Kuperoza është e kthyeshme në fazat fillestare, por me kalimin e kohës skuqja mbetet e përhershme në lëkurë. Në këtë stad është e domosdoshme t’i qasemi kujdesit dhe trajtimit adekuat.

Rekomandohet që kremi për kujdesin e lëkurës së prekur nga kuperoza të jetë hidratues, qetësues, i dedikuar për lëkurë të ndjeshme dhe me veti mbrojtëse për enët e gjakut. Qëllimi i përdorimit të një kremi të përshtatshëm është forcimi i barrierës natyrore mbrojtëse dhe ulja e ndjeshmërisë së saj. Më së miri është të zgjidhen produkte të dedikuara për trajtimin e kuperozës, të cilat përmbajnë një kompleks aktiv përbërësish që synojnë reagimet e përmendura të lëkurës.

Një nga këto produkte është Coupeliac me faktor mbrojtës SPF 15, i zhvilluar për kujdesin e lëkurës së prirur ndaj kuperozës. Kompleksi i tij i substancave biologjikisht aktive vepron qetësues, i jep lëkurës ndjesi të këndshme dhe zbut ndjesinë e nxehtësisë në zonat e skuqura.

Ai përmban: kalendulë (neven) që rigjeneron lëkurën dhe ka veti antiinflamatore dhe antimikrobiale; temjan që redukton skuqjen, qetëson lëkurën dhe zbut proceset inflamatore; ekstrakt të algës së kuqe që përmirëson mikrocirkulacionin në lëkurë, rigjeneron qelizat dhe ul irritimin; acetil tetrapeptid që redukton çlirimin e radikaleve të lira, parandalon në mënyrë efektive skuqjen e lëkurës dhe kapilarët e theksuar, si dhe hiperpigmentimin pas inflamacionit, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës.

Një gjë e vogël që bëjmë për veten mund të na ndihmojë jo vetëm të përballojmë sfidën që kemi përpara, por edhe të përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës – sidomos kur zgjidhja është aq pranë!

Sepse lëkura e shëndetshme është lëkurë e bukur!

Facebook
Twitter
LinkedIn