Suplementet dietike kanë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Tregu, si reflektim i nevojave tona, është i pasur me oferta, dhe një nga pyetjet më të zakonshme që njerëzit bëjnë është:
Si dhe kur është më mirë të merren suplementet dietike?
Parimi i përgjithshëm
- Suplementet dietike zakonisht merret gjatë ose pas ushqimit, sepse në këtë kohë trupi i absorbon më mirë nutrientët.
Vitaminat e tretshme në ujë (B kompleks, C)
- Mund të merren me ose pa ushqim, përveç vitaminës B12, e cila absorbohet më mirë bashkë me ushqimin.
- Vitaminat B1 dhe B12 dhe hekur është mirë të merren në gjysmën e parë të ditës, sepse japin energji trupit.
Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K)
- Duhet të merren bashkë me yndyrën nga ushqimi që të përdoren më mirë nga trupi.
- Vitamina E mund të merret me selen, vitaminat C dhe A, por jo me hekur.
Minerale dhe kombinimet e tyre
- Hekuri:
- Merreni me vitaminë C (p.sh. lëng limoni) për të përmirësuar absorbimin.
- Mos e merrni me kalcium ose ushqime të pasura me kalcium, sepse pengon absorbimin.
- Kalciumi, zinku dhe magnezi:
- Merrini me interval kohor, mos i merrni njëherësh me antioksidantë si beta-karoteni ose likopeni.
- Zinku mund të merret me vitaminat A, C dhe B12, por jo me hekur, bakër dhe vitaminë B9.
- Magnezi:
- Më mirë të merret para gjumit, ndihmon në qetësim.
- Absorbimi rritet nëse merret me kalcium.
- Kombinimi optimal për absorbim: Kalcium + Vitamina D + Magnez → më së miri bashkë me darkën.
Probiotikët
- Merrini rreth 2 orë pas darkës për të përmirësuar tretjen.