Ftohja dhe gripi – më mirë të parandalohen sesa të mjekohen
Roli i vitaminës D
Disa nga funksionet më të rëndësishme të vitaminës D në organizmin e njeriut janë rregullimi i sistemit imunitar; ajo mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër infeksioneve akute respiratore.
Sot, në mbarë botën, interesi për vitaminën D po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e shkencëtarëve. Ajo bën pjesë në grupin e vitaminave liposolubile, që do të thotë se tretet në yndyra në organizëm dhe për përthithjen e saj nga ushqimi është e domosdoshme prania e tëmthit në traktin tretës (mungesa e tëmthit dhe dietat me pak yndyrë e ulin përthithjen e vitaminës D).
Përveç rolit si vitaminë, ajo ka edhe rol prohormoni, sepse sintetizohet në nivelin e lëkurës dhe nën veprimin e dritës së diellit metabolizohet në formën aktive në organizëm. Që të jemi më të saktë dhe që disa gjëra në vazhdim të tekstit të jenë më të qarta, për sintezën e vitaminës D është e rëndësishme gjatësia valore e rrezatimit UVB nga 295 nm deri në 320 nm, si dhe periudha e ditës kur hija juaj është më e shkurtër se gjatësia e trupit tuaj. Kjo është e njëjta periudhë kur mjekët këshillojnë të shmangeni nga dielli për shkak të rrezikut të shfaqjes së melanomës së lëkurës. Në sintezën e vitaminës D ndikojnë negativisht edhe kremrat mbrojtës nga dielli, sepse ata pengojnë mbi 95% përthithjen e dritës së diellit (kjo është edhe një arsye tjetër për vlerat gjithnjë e më të ulëta të vitaminës D, edhe gjatë muajve me diell).
Disa nga funksionet më të rëndësishme të vitaminës D në organizmin e njeriut janë: rregullimi i sistemit imunitar, rregullimi i përqendrimit të kalciumit dhe fosfateve në gjak, rregullimi i rritjes së qelizave, rregullimi i ekuilibrit hormonal, etj.
Hulumtime të reja kanë treguar se ajo mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër infeksioneve akute respiratore. Disa studime vëzhguese kanë lidhur nivelin e ulët të vitaminës D me një prirje më të madhe ndaj infeksioneve respiratore. Është vërtetuar se personat që merrnin vitaminë D çdo ditë ose çdo javë sëmureshin më rrallë nga infeksionet respiratore, si ftohja e zakonshme apo gripi, krahasuar me ata që nuk e përdornin vitaminën D.
Ata që kishin nivelet më të ulëta të vitaminës D para se të fillonin marrjen e saj përfituan më shumë: te personat me mungesën më të madhe të vitaminës D, marrja e suplementeve e ul rrezikun e infeksioneve respiratore përgjysmë. Edhe ata me nivele më të larta të vitaminës D patën ulje të rrezikut, rreth 10 për qind, që në përgjithësi është në nivelin e mbrojtjes që ofron vaksina kundër gripit, sipas studiuesve. Megjithatë, nuk u zbulua ndonjë përfitim i rëndësishëm i lidhur me doza të larta të vitaminës D të marra për periudha të gjata kohore.
Vitamina D mbron nga sëmundjet duke rritur aftësinë mbrojtëse të organizmit përmes veprimit mbi limfocitet T (të cilat kanë funksion luftimin e organizmave të huaj në trup dhe në qarkullimin e gjakut). Mungesa e diellit është një nga arsyet pse ftohjet janë më të shpeshta në dimër, kur niveli natyror i vitaminës D është më i ulët. Kjo mund të ndihmojë edhe në shpjegimin pse vitamina D është treguar e dobishme kundër sulmeve të astmës, të cilat mund të jenë nxitës për infeksione respiratore. Këto studime mund të kenë rëndësi për personat me mungesë të vitaminës D, për të moshuarit, si dhe për zonat gjeografike ku ka mungesë të diellit.
Hulumtimet më të reja tregojnë se, për parandalimin e ftohjes dhe gripit te të rriturit, doza e moderuar është 2000 IU. Një nga preparatet e tilla është edhe Detrical 2000. Gjatë sëmundjes është e nevojshme të merren doza 2–3 herë më të larta. Mbidozimi me vitaminën D nuk është vërtetuar; do të ishte e nevojshme të merren doza mbi 50 000 IU në intervale të shkurtra kohore që të shfaqen efekte të padëshiruara. Rekomandohet që, gjatë marrjes së dozave më të larta se 4000 IU, paraprakisht të matet niveli i vitaminës D në gjak.
Në terapinë e osteoporozës rekomandohet marrja e një tablete në ditë të produktit Detrical 1000, me ç’rast arrihet një funksion neuromuskular më i mirë, duke ulur rrezikun e rënieve dhe të shfaqjes së frakturave.