Si ndikon kolagjeni në rigjenerimin dhe rikuperimin e flokëve tanë?

Flokët e bukur dhe të mirëmbajtur kanë qenë që nga lashtësia simbol i bukurisë femërore. Megjithatë, ata janë shumë më tepër se kaq – flokët e bukur dhe të shkëlqyer janë kryesisht reflektim i shëndetit tonë.

Rënia e flokëve është diçka me të cilën përballemi çdo ditë. Flokët, po ashtu si lëkura jonë, përjetojnë ndikimet e përditshme të jetës dhe është krejt normale që të kalojnë nëpër gjendje të ndryshme. Flokët kanë ciklin e tyre të rënies dhe rritjes, i cili ndjek gjendjen e organizmit tonë, dhe ashtu siç mund të përshpejtohet rënia, po ashtu mund të parandalohet.

Rënia e flokëve shkaktohet nga dobësimi i fibrave të flokut. Tek gjinia femërore, mund të fillojë që në të 20-tat dhe të vazhdojë deri në menopauzë. Studimet tregojnë se 13% e grave përballen me këtë problem në të 20-tat dhe ky numër rritet ndjeshëm pas menopauzës – deri në 37%.

Rënia dhe rritja e flokëve të rinj janë dy faza ciklike, përmes të cilave kalojnë flokët gjatë jetës. Në kushte normale, 90% e flokëve është në fazën aktive të rritjes, e cila mund të zgjasë nga një deri në shtatë vjet. 10% e mbetur e flokëve ndodhet në fazën e pushimit, që zgjat tre muaj, pas së cilës ndodh rënia e flokëve. Kur ky raport prishët – domethënë kur faza e rritjes shkurtohet dhe faza e pushimit zgjatet – ndodh rënia e tepërt e flokëve.

Shkaktarët mund të ndryshojnë: dieta e pabalancuar, stresi, ndikimi i hormoneve gjatë shtatzënisë, pasojat e marrjes së medikamenteve të ndryshme (antidepresivë, beta-bllokues, pilula kontraceptive), sëmundje autoimune, mungesa e vitaminave të caktuara (p.sh. vitamina B), mineraleve, dhe ndonjëherë mungesa e vetë kolagjenit në trup është shkaku kryesor i këtij problemi.

Përveç përmirësimit të dietës, marrjes së suplementimit të duhur dhe reduktimit të stresit, rekomandohet përdorimi i produkteve të veçanta të formuluara për parandalimin e rënies dhe stimulimin e rritjes së flokëve të rinj, ku hyn në lojë kolagjeni.

I prodhuar nga përbërës të veçantë, fibroblastet, prodhimi i kolagjenit ndodh vazhdimisht gjatë jetës, por nga mosha 25 vjeç, për herë të parë, edhe pse gradualisht dhe jo në mënyrë të dukshme, përballemi me degradimin dhe mungesën e kolagjenit.

Pjesa kryesore e flokëve përbëhet nga proteina keratinë. Organizmi ynë prodhon aminoacidin prolin, i cili është përbërësi kryesor për formimin e keratinës. Kolagjeni, si proteina kryesore e trupit tonë, është përgjegjës për ruajtjen e folikulave dhe shtresave dermale; gjithashtu ndihmon në luftën kundër radikalëve të lirë, dhe ulja e prodhimit të tij bën që folikulat të dobësohen dhe shtresa dermale të thahet.

Mund të themi me qetësi se sasia e kolagjenit në trup dhe shpejtësia e prodhimit të tij përcaktojnë moshën biologjike reale të njeriut. Duke qenë se prodhimi i kolagjenit është i nevojshëm për funksionimin optimal të të gjithë organizmit, zgjidhja më e thjeshtë është suplementimi i kolagjenit në dozën e duhur.

Në këtë mënyrë, i sigurojmë trupit “karburantin” që organizmi, si një makinë e zgjuar, e shpërndan aty ku ka më shumë nevojë.

Për flokë të shkëlqyeshëm, të dendur dhe të fortë!

Facebook
Twitter
LinkedIn