Rëndësia e hekurit në organizmin tonë

Hekuri është i nevojshëm për të gjitha qelizat. Ai është pjesë e enzimeve nga të cilat varen sistemet e rëndësishme metabolike. Hekuri merr pjesë në frymëmarrjen e indeve, funksionin e qelizave të sistemit imunitar, rritjen e indeve somatike dhe nervore dhe sintezën e neurotransmetuesve.


Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit është deficiti më i zakonshëm ushqimor, prandaj anemia sideropenike është tipi më i shpeshtë i anemisë. Mungesa e hekurit mund të shkaktohet nga marrja e pamjaftueshme me ushqim, çrregullime të absorbimit të hekurit dhe/ose humbje gjaku për shkak të sëmundjeve të ndryshme (gjakderdhje e bollshme menstruale, sëmundje të veshkave, inflamacion i zorrëve, etj.). Intensiteti i mungesës mund të jetë i ndryshëm.

Në fazën fillestare, rezervat e hekurit në depozitat natyrale të trupit zvogëlohen, ndërsa niveli i hekurit në serum dhe hemoglobina mbeten brenda vlerave referencë.

Me zhvillimin e anemisë, niveli i hekurit në serum bie dhe në fazat e avancuara të sëmundjes zvogëlohet edhe në serum edhe në depozita. Eritrocitet bien për shkak të sasisë së reduktuar të hemoglobines dhe formës së ndryshuar të tyre.


Simptomat e para të mungesës së hekurit:

  • Dobësi
  • Marramendje
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Depresion
  • Çrregullime të funksioneve kognitive
  • Lëkurë e thatë
  • Rënie e flokëve

Për diagnostikimin e anemisë sideropenike kryhen analizat bazë laboratorike të gjakut, të njohura si hemograma e plotë dhe biohemia e përgjithshme.


Preparatet me hekur që ndihmojnë kundër anemisë

Për rimbushjen e hekurit rekomandohen preparatet që përmbajnë hekur në formën divalent (ferro). Preparatet mund të jenë tableta, por edhe solucione, shurup, etj.

Dr. Theiss Iron Energy, solucioni për përdorim oral, është suplement dietik me hekur dhe vitamina B1, B6 dhe C, i destinuar për të rriturit me mungesë hekuri dhe energjie.

  • Hekuri (glukonat hekuri) është në formën divalent, që absorbohet më lehtë nga organizmi. Ai kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobines, duke mundësuar furnizim normal me oksigjen të të gjitha qelizave.
  • Vitamina C përshpejton absorbimin e hekurit, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe kontribuon në ruajtjen e metabolizmit normal të energjisë.
  • Vitaminat B1 dhe B6 ndihmojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, reduktojnë lodhjen dhe rraskapitjen, përshpejtojnë absorbimin e glukozës dhe sigurojnë furnizim energjie për indet.
Facebook
Twitter
LinkedIn