Parodontopatia
Një problem me të cilin pothuajse të gjithë përballemi është sëmundja e aparatit mbështetës të dhëmbëve
(mishrat e dhëmbëve, kocka alveolare, çimentoja dentare, fijet periodontale) dhe është shumë e përhapur,
si në botë ashtu edhe tek ne. Sipas të dhënave të instituteve të shëndetit publik, madje 85% e popullatës
vuan nga ndonjë formë e parodontopatisë.
Disa nga simptomat e para që vërejmë janë gjakderdhja gjatë larjes së dhëmbëve, si dhe tërheqja e mishrave,
e shoqëruar me ndjeshmëri të dhimbshme ndaj të ftohtit ose të nxehtit. Higjiena orale ka një ndikim shumë të madh
në parandalimin e këtij problemi. Shkaktari kryesor i parodontopatisë është pllaka dentare, përkatësisht bakteret
që përbëjnë atë. Ajo formohet menjëherë pas larjes së dhëmbëve dhe mund të hiqet vetëm në mënyrë mekanike
(me larje me furçë), si dhe me përdorimin e mjeteve të caktuara ndihmëse.
Në varësi të fazës së sëmundjes, parodontopatia mund të shoqërohet me simptoma më të lehta
(gjakderdhje, ndjeshmëri), por edhe me simptoma më të rënda në fazat e avancuara
(xhepa të dhimbshëm, qelbëzim, lëvizje patologjike të dhëmbëve, erë e pakëndshme nga goja).
Faza përfundimtare është humbja e një, disa ose të gjithë dhëmbëve. Ekzistojnë disa mënyra për të ndihmuar veten;
sigurisht, në radhë të parë bëjnë pjesë vizitat e rregullta te stomatologu, por shumëçka varet edhe nga ne vetë
pas ndërhyrjeve stomatologjike.
Dy substanca mund të ndihmojnë në masë të madhe: klorheksidina diglukonat dhe laktati i aluminit,
dy përbërës kyç të pastës mjekësore për dhëmbë Lacalut Aktiv.
Klorheksidina diglukonat
Ajo përfaqëson standardin e artë në parandalimin e parodontopatisë, si dhe të kariesit.
Në përqendrim 0,2% vepron baktericid, pra shkatërron bakteret që mund të shkaktojnë inflamacion të mishrave të dhëmbëve,
si dhe parandalon formimin e shkaktarit kryesor nga i cili fillon gjithçka – pllaka dentare.
Mjafton të lahen dhëmbët dy herë në ditë me pastën Lacalut Aktiv dhe pas larjes të shpëlahet goja
me solucionin Lacalut Aktiv për shpëlarje, për 30 sekonda, që të arrihet efekti i dëshiruar.
Laktati i aluminit
Ky është përbërësi i dytë që, në kombinim me klorheksidinën, çon në uljen e ndjeshme të shqetësimeve.
Ai ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes, si dhe në zvogëlimin e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve.
Me veprimin e tij adstrigjent, “shtrëngon” mukozën dhe në këtë mënyrë ndikon në zvogëlimin e thellësisë
së xhepave periodontalë, gjë që është vërtetuar edhe me studime.
Pasta Lacalut Aktiv
Kombinimi ideal i këtyre dy substancave parandalon në masë të madhe shfaqjen e kariesit dhe parodontopatisë.
Me përdorimin e kësaj paste është dëshmuar një reduktim i dukshëm i simptomave të parodontopatisë,
çka kontribuon në një ndjenjë më të mirë të përditshme te pacientët, si dhe në ruajtjen më të mirë
të rezultateve të terapisë pas ndërhyrjeve stomatologjike. Në fund, kjo ndihmon në mënyrë indirekte
edhe në jetëgjatësinë e punimeve protetike fikse (kurora, ura, implante).