Një pastë dhëmbësh me efekt zbardhjeje + pastrimi të thellë. Ajo përdor një teknologji micellare që ndihmon në largimin e njollave dhe pigmentimeve që mund të jenë krijuar nga kafeja, çaji, nikotina apo ushqime të tjera.
Përveç zbardhjes, ndihmon edhe në forcimin dhe remineralizimin e smaltit të dhëmbëve, përmes kombinimit me fluor natriumi dhe hydroxyapatite, që janë komponime të njohura për përmirësimin e strukturës së dhëmbit.
Përfitimet kryesore
- Largon njollat e dhëmbëve (nga kafe, çaj, duhan, ushqime) dhe i jep një nuancë të bardhë natyrale.
- Një pastë që jo vetëm pastron, por forcon smaltin dhe mbron kundër kariesit.
- Pastë dhëmbësh që mund ta përdorni çdo ditë, pa procedura aktive zbardhjeje që mund të jenë të forta për smaltin.