Shkaktari kryesor i erës së pakëndshme të gojës janë bakteret e florës orale.
Mbi 80% e këtyre baktereve ndodhen në gjuhë dhe në xhepat parodontalë.
Për kujdesin e përditshëm të zgavrës së gojës dhe dhëmbëve. Parandalon zhvillimin e baktereve që shkaktojnë formimin e pllakës dentare dhe gurëzës së dhëmbëve.
Mbron nga inflamacioni i gingivës dhe nga kariesi. Pastron dhe kujdeset për dhëmbët para larjes dhe pas ushqimit.
Me përdorimin e tretësirës para larjes së dhëmbëve, shpërbëhen depozitat bakteriale në dhëmbë, të cilat janë shkaktari kryesor i kariesit dhe parodontozës.
Pas larjes së dhëmbëve, shpëlarja parandalon formimin e gurëzës dentare dhe mbron nga inflamacioni i mishrave të dhëmbëve. Ideal për personat me proteza dentare.