Qëllimi i nyjeve është të mbrojnë kockat nga efektet negative gjatë aktiviteteve të përditshme dhe lëvizjeve të përsëritura.
Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë dy komponentë kryesorë që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të nyjeve dhe të gjithë sistemit kockor.
Kolagjeni
Kolagjeni është një proteinë që gjendet në shumicën e indeve fibrulare, si lëkura, ligamentet dhe tendinat, por gjendet gjithashtu në sasi të mëdha në kërc, kocka dhe enët e gjakut. Të gjitha indet lidhëse janë të angazhuara në një cikël të vazhdueshëm rigjenerimi dhe riparimi. Shkalla e absorbimit të kolagjenit ulet ndjeshëm pas moshës 40 vjeç dhe konsiderohet se lidhet kryesisht me plakjen e organizmit.
Acidi hialuronik
Acidi hialuronik është gjithashtu pjesë përbërëse e indeve lidhëse dhe ka rolin për të lidhur kolagjenin me elastinën. Mungesa e acidit hialuronik çon në lubrifikim të dobët të nyjeve, gjë që rrit rrezikun e dëmtimit të kërcit. Prodhimi natyral i acidit hialuronik zvogëlohet me moshën, ndaj nevojitet marrja shtesë e këtij përbërësi ose e disa lëndëve ushqyese që stimulojnë trupin të prodhojë natyralisht.
Veprimi sinergjik
Shkëputja e lidhjeve midis kolagjenit dhe acidit hialuronik është një proces natyror që nuk mund të ndalet, por mund të ngadalësohet duke reduktuar faktorët e kontrollueshëm, si ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, duhanpirja, mungesa e vitaminave, uji i klorinuar dhe ushtrimet intensive. Kolagjeni dhe acidi hialuronik plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur.
Acidi hialuronik rrit aftësinë e trupit për të prodhuar dhe sintetizuar kolagjen. Përdorimi i këtyre dy komponentëve së bashku rrit efikasitetin e tyre, duke sjellë përfitime për gjithë trupin. Acidi hialuronik është përbërës kyç për shëndetin e nyjeve, duke ruajtur amortizimin dhe lubrifikimin e tyre. Ai gjithashtu rrit rezistencën e kërcit duke siguruar lëndët ushqyese të nevojshme.
Acidi hialuronik ndodhet në nyje në lëngun sinovial (si amortizues), duke ndihmuar në reduktimin e fërkimit në nyjet tona. Marrja ditore e dozës së rekomanduar të kolagjenit dhe acidit hialuronik mund të përmirësojë shëndetin e nyjeve, të rrisë lëvizshmërinë dhe të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve dhe ngurtësisë së nyjeve.
Suplement që stimulon prodhimin
Duke qenë se shkëputja e lidhjeve midis kolagjenit dhe acidit hialuronik është një proces natyror që nuk mund ose nuk duhet të ndalet plotësisht, stimulimi i trupit për t’i prodhuar ato mund të jetë një strategji më e mirë.
- Vitamina C (ndihmon në prodhimin normal të kolagjenit) lejon trupin të zëvendësojë kolagjenin e dëmtuar ose të vjetër.
- Produktet e sojës, ushqimet e pasura me magnez dhe algat stimulojnë prodhimin e acidit hialuronik.
- Për më tepër, suplementet dietike që përmbajnë kolagjen, acid hialuronik dhe vitaminë C mund të merren direkt dhe janë më të lehta për përdorim.