ZDROVIT NEFROREN SUPLEMENT USHQIMOR PER VESHKAT 20 BUSTINA

Shtesë ushqimore për qëllime të veçanta mjekësore

Nefroren është ushqim për qëllime të veçanta mjekësore, i përshtatshëm për mbështetjen ushqyese të personave me çrregullime të ekuilibrit acido-bazik dhe për personat që vuajnë nga rërë ose gurë në veshka.

Përbërësit

  • Kalium citrat
  • Acid citrik
  • Magnez citrat
  • Piridoksinë hidroklorid (Vitaminë B6)

Veprimi

Citratet dhe acidi citrik, pas përthithjes në gjak, kalojnë në urinë, ku:

  • Pengojnë kristalizimin dhe formimin e rërës dhe gurëve në veshka
  • Lidhen me jonet e lira të kalciumit në urinë
  • Parandalojnë rritjen e kristaleve të kalcium-oksalatit

Përqendrimi i citrateve në urinë varet nga ekuilibri acido-bazik: Në urinë acide është i ulët. Në urinë bazike është brenda kufijve fiziologjikë. Niveli i citrateve më i ulët se 3 mmol në diurezën totale ditore rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Përdorimi i citrateve alkaline rekomandohet në parandalimin dhe trajtimin e gurëve në veshka, veçanërisht te personat me predispozitë gjenetike ose çrregullime metabolike. Citratet ndihmojnë në shpërbërjen e gurëve dhe parandalojnë rritjen e tyre pas trajtimit me ultratinguj.

Faktorët që mund të ulin përqendrimin e citrateve në urinë përfshijnë:

  • Rritjen e aciditetit të urinës
  • Konsumin e lartë të proteinave shtazore
  • Diarrenë kronike
  • Marrjen e shtuar të kripës
  • Aktivitetin fizik intensiv
  • Infeksionet urinare
  • Insuficiencën kronike të veshkave

Paketimi

20 bustina

Me marrjen e një qeseje Nefroren, organizmi furnizohet me rreth: 6,15 g citrate (në formë kripërash kaliumi dhe magnezi) dhe 1,6 g acid citrik.

Vitamina B6

Vitamina B6 (piridoksinë, piridoksal dhe piridoksaminë) është vitaminë e tretshme në ujë dhe ka rol të rëndësishëm në:

  • Metabolizmin e proteinave dhe aminoacideve
  • Çlirimin e energjisë në organizëm
  • Formimin e qelizave të kuqe të gjakut
  • Prodhimin e antitrupave
  • Funksionimin normal të sistemit nervor, imunitar dhe nervor

Me dozën e rekomanduar ditore prej 2 bustina Nefroren, sigurohen 50 mg vitaminë B6.

Mënyra e përdorimit

Të rriturit: Dy herë në ditë, tretni përmbajtjen e një bustine në një gotë ujë dhe konsumojeni.

Paralajmërime dhe kujdesi gjatë përdorimit

Produkti nuk është i përshtatshëm për tu përdorur si burimi i vetëm i ushqimit.

Të mbahet larg fëmijëve.

Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe personat nën moshën 18 vjeç, përveçse me këshillën e mjekut.