Zdrovit Litorsal përmban natrium dhe kalium, të pasuruar me glukozë dhe vitaminë C. Zdrovit Litorsal shuan shpejt etjen dhe ndihmon në kompensimin e humbjeve të lëngjeve, të shkaktuara nga djersitja gjatë ditëve të nxehta ose gjatë aktivitetit fizik.
Natriumi është elektroliti kryesor që rregullon shpërndarjen e ujit në organizëm.
Kaliumi ndihmon në funksionimin normal të muskujve dhe në ruajtjen e presionit normal të gjakut.
Vitamina C kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe ndihmon në uljen e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes.
Tretni 1 tabletë eferveshente në 200 ml ujë.
Rekomandohet të përdoren maksimumi 3 tableta në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.